Google ADS

Osmani nesër pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák

22:39 | 16 Shtator 2021
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër pritet të takojë të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimi pritet të mbahet në Presidencë në ora 10:10, shkruan arbresh.info.

Njoftimi

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (17 shtator)

Në orën 10:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, dhe më pas do ketë edhe komunikatë për media.

P. S – Ju njoftojmë se duke filluar nga 13 shtator 2021, në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për të gjitha mediet e interesuara për t’i përcjellë ato, DUHET që në hyrje të objektit, të dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID19 në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë brenda.

Të ngjashme