Osmani nesër bënë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe Çikatovë në 24 vjetorin e masakrës

18:14 | 16 Prill 2023
E.H

Nesër bëhen 24 vite që kur forcat serbe vranë e masakruat 77 shqiptarë në Poklek e Çikatovë të Drenasit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër pritet të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek nga ora 11:00.

Ndërsa me fillim nga ora 12:00 do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Kështu u bë e ditur nga Presidenca përmes një komunikatë për media, përcjell Arbresh.info.

Pas kësaj, Osmani do të vizitoj edhe shtëpinë e familjes Muçolli në Poklek.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme