Osmani nënshkruan Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

18:06 | 6 Janar 2021
L G

U.d. Presidentja Osmani nënshkroi Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës.

Zyra për media e Presidencës së Kosovës, ka bërë të ditur se Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes, shkruan arbresh.info.

Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.

“Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani./arbresh.info/

Të ngjashme