Google ADS

Osmani në Washington takon homologun e saj kroat, flasin për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO

16:43 | 9 Korrik 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në margjinën e Samitit të NATO-s në Washington është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanovic.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani theksoi se me Milanovic kanë pasur një takim produktiv teksa potencoi se kanë diskutuar për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.

“Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme