Osmani në Washington D.C takoi senatorin republikan Thom Tillis, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

15:52 | 12 Dhjetor 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.

Osmani është takuar me enatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

“Jemi në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme