Presidentja e Kosovës, po merr pjesë në një konferencë në qytetin e Vjenës, ku po diskutohet për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Osmani në fjalën e saj të rastit ka thënë se Kosova është histori suksesi si dhe ka falënderuar partnerët ndërkombëtar që sipas saj vazhdimisht e kanë mbështetur Kosovën.
Ajo, ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ka thënë se ka krijuar momentum të ri, sa i përket integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare por edhe për njohje të reja.
“Ne besojmë që kjo marrëveshje, krijon absolutisht një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shihni dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në 12 vitet e fundit, kjo marrëveshje është ndërmjet dy palëve kontraktuese, dy palëve të barabarta, dy shteteve të barabarta. Në nenin 1 thuhet që respektojnë integritetin territorial, parimin e sovranitetit respektojnë parimet tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të kartës së kombeve të bashkuara”, ka thënë ajo, përcjell Arbresh.info.
Osmani tha se marrëveshja e Ohrit, ka krijuar obligime ligjërisht të detyreushme për Kosovën dhe Serbinë. Sipas saj edhe pse nuk ka nënshkrim të dyja palët detyrohen ta respektojnë atë.
Implementimi i kësaj marrëveshje sipas Osmanit është çelësi për të ecur përpara.
“Neni 4, përcakton e zeza mbi të bardhë, qartë, si zotim të obligueshëm që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin në asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo marrëveshja ka krijuar obligime ligjërisht të detyrueshme për palët, mund të thuhet nuk ka nënshkrim por sic e dini sipas konventës së vienës për traktatet kur ka një përputhshmëri mendimesh dhe me zotimet e BE-së që ta bëjë ligjërisht pjesë të rrugëtimit evropian për dy palët, krijohet diçka që implementimi është çelësi”, ka thënë ajo.
Ajo tha se Kosova është për një rajon ku mbizotëron paqja dhe respektimi i fqinjësisë së mirë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit