Osmani në Tivat: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

15:01 | 8 Tetor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit.

Sipas Osmanit, Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, shkruan Arbresh.info

“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Postimi i presidentes Osmani:

Falënderoj Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit.

Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme