Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka mbajtur një takim njoftues online me Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe anëtarë të Komisionit të Venecias.
Në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe KE-së. Kryetarja Osmani ka thënë se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, i cili gëzon respekt në vendin tonë.
Më tej, ajo ka potencuar rolin e Komisionit të Venecias në ofrimin e opinioneve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit.
U diskutua edhe për çështjet ligjore, të cilat janë dërguar nga pala kosovare dhe të cilat aktualisht po trajtohen nga Komisioni i Venecias.
Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias: Antonio Henriques Gaspar (anëtar), Martin Kuier (anëtar zëvendësues), Cesare Pinelli (zv.anëtar), Silvia Grundmann (shefe e Institutit Demokratik dhe e Divizionit për të drejta të njeriut)./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...