Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare ka rol jetik në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell Arbresh.info.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani dhe kryeparlamentarja Nikolla, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave e kapaciteteve.
Sipas Osmanit, ekziston përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke rritur koordinimin dhe bashkërendimin në fushën e politikës së jashtme.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të përkrahjes së delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës për përfundimin me sukses të trajtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Më tej, ajo ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi i përbashkët i të dy vendeve./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...