Osmani në takim me Hovenier, flasin për çështjen e sigurisë dhe destabilitetin e Serbisë

14:46 | 23 Maj 2024
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në njoftim e presidencës thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu është diskutuar edhe për kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia.

” Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme