Google ADS

Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët

14:49 | 20 Gusht 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në takim, Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë. Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme