Google ADS

Osmani në Shkup takon kryetarin e Kuvendit të RMV-s dhe kryesuesin e presidencës së Bosnjës

22:39 | 13 Qershor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku po merr pjesë në Samitin e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në këtë rast, e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me lider të shteteve që po marrin pjesë në samit.

Presidentja takoi sot edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Po ashtu, Osmani ka takuar edhe kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Bećirović./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme