Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 113 vjetorin e Kongresit të Manastirit në të cilën u vendos alfabeti i gjuhës shqipe, ka thënë se kjo ditë shënohet me krenari.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare.
Osmani tha alfabet i ofroi shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën, synim i cili po jetësohet edhe sot e kësaj dite.
Postimi i plotë:
Sot me krenari shënojmë 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit ose Kongresit të Alfabetit.
Gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën kombëtare tonën, ndaj sot e kujtojmë me respekt veprën e 50 delegatëve nga 26 qytete të ndryshme, shoqata e klube, të cilët më 1908 në Manastir u bënë bashkë rreth vlerës sonë identitare- gjuhës shqipe.
Ky alfabet i ofroi shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën, synim i cili po jetësohet edhe sot e kësaj dite.
Me këtë alfabet u bë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndaj gjuhën tonë duhet ta ruajmë, ta duam e ta kultivojmë, sepse siç thotë pjesëmarrësi i Kongresit të Manastirit, Mit`hat Frashëri: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe!./arbresh.info/
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...