Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do të jetë edhe folëse kryesore.
Osmani ka njoftuar për takimet që nisi sot atje, ndërsa tha se është falënderuese për ftesën dhe “diskutimin dinamik”.
“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar ajo.
Vizita e Osmanit në SHBA vjen në pak kohë pasi qëndroi atje në Javën e Nivelit të Lartë të OKB-së.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...