Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, Carlos del Toro ndodhet në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se momente si këto janë dëshmi e përkushtimit për avancimin e paqes.
“Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, jemi në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Orav e nis javën me Pecin, flasin për bujqësinë e zhvillimin...
Kryeministri Kurti shprehet i gatshëm t’i presë prokurorët n...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për organizi...
“Kanë hy me bë gjëra kundër nesh”, Driloni dhe Xheneta disku...
‘Po dal prej shtëpisë unë’, Driloni përshëndetet me Xuxin
Rama mban mbledhje online me drejtuesit politikë të qarqeve,...