Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka akuzuar ndërkombëtarët për mos reagimin e tyre lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve në Serbi.
Nga foltorja e Kuvendit, Osmani tha se spastrimin etnik përmes pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e ka konfirmuar edhe Parlamenti Evropian dhe DASH-i, shkruan Arbresh.info.
“Sot ka akoma shqiptar në rajon që përballen me shkelje të të drejtave të njeriut. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, shkelje kjo e konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, Departamenti Amerikan i Shtetit e të tjerë, tashmë ka marr vulën e gjykatave tërësisht të politizuara të Serbisë të cilat po e mirëmbajnë diskriminimin”, tha Osmani
LEXO EDHE:
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës sime
“Fatkeqësisht, reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon, përkundër shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Po mungojnë po ashtu veprimet në raport me Serbinë sa i përket marrjes së përgjegjësisë për këto shkelje”, tha e para e shtetit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës sime
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut rreth Marrëveshjes së Ohrit
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës