Me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ish-Presidentin Ibrahim Rugova e komandantin Adem Jashari, shkruan arbresh.info.
Në seancën solemne para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se populli i Kosovës vuajti shumë por më në fund u çlirua më ndihmën e miqve.
“ Në këtë sall 14 vite më parë Kosova u shpall shtet. Aspirata shekullore e popullit të Kosovës u realizua më Pavarësinë e Kosovës. Rruga deri të ky akt nuk ishte e lehtë. U dashtë shumë mund, sakrifica e sfida për ta bërë shtetin. Nën udhëheqjen e atit tonë, doktor Ibrahim Kosova, bota kuptoi që synim i saj ishte Pavarësia e vendit. Për aq sa u rrit shtypja ndaj nesh , nisi dhe rezistenca jonë paqësore. Vajza e djem të vendit ton u bënë gardian të atdheut. Secila luftë i ka heronjtë e vete e liria jonë e një komandantin Adem Jasharin. Ne do ta nderojmë përjetësisht figurën e tij dhe të mijëra dëshmorëve që ranë për lirin tonë. Sot i nderojmë secilin invalid, dëshmor e civil. Ky shtet është ndërtuar edhe mbi gjakun e mbi një mijë fëmijëve që ranë në luftë. Bota demokratike nuk heshti para vuajtjeve të popullit tonë. Liria jonë i dedikohet shteteve mike që na ndihmuan. Ishte NATO që i dhanë vulë lirisë sonë. Ne edhe tash s’jemi vetëm shtetet që na ndihmuan janë në anën tonë. Rrugën evropiane të Kosovës s’mund ta bëjmë pa ndihmën e shtatëve mikë”, tha Osmani./arbresh.info/
UEFA pranon gabimin e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të ...
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në ve...
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe ...
Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcua...
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u...
Claudio Bravo edhe pse i pensionuar i gatshëm të rikthehet t...