Me rastin e 28 nëntorit, 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, presidentja Osmani tha se e këtë ditë historike e nisin duke nderuar figurën dhe familjen po aq historike, sa edhe vet flamuri kuq e zi, familjen Jashari, që, njëkohësisht, për të shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor, 1997.
Presidentja Osmani u shpreh se është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor, që na kujton çmimin e lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë nëpër shekuj që ne sot të jetojmë të lirë.
“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është moment reflektimi për gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët kudo që janë, që nga heroi Skënderbeu e deri të Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletine e deri tek heronjtë tanë të viteve ’90-ta, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha presidentja Osmani.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...