Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Osmani tha se populli i Kosovës i bashkohet të gjithë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen për më shumë se 3 mijë jetë të humbura, “në një betejë e cila edhe njëherë u betua të jetë betejë vlerash”.
“Qytetarët e Amerikës ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimi”, tha Osmani.
“Populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit, dhe edhe Kosova është dëshmuar të jetë shembull në mbrojtjen e këtyre vlerave. Prandaj, do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë në ShBA, ashtu siç ShBA-të kanë qëndruar pranë nesh në çdo moment dhe në çdo hap të historisë sonë”, përfundoi Osmani. /arbresh.info/
Rusia: Do të arrijmë të gjitha qëllimet në Ukrainë
Në zonën 40 km/h voziti 122 k/h, gjobitet ngasësi me 400 eur...
Kurti vizitoi vendin e rënies së Heroit, përurohet emërtimi ...
79-vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me para – e dorëzon...
Njëvjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut, Kearns: Radoiçiq dhe...
Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për cert...