Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Nënës Terezë, në hapësirën e Ambasadës së vendit tonë, në Shkup.
Nëna Terezë iu ka kthyer vendit të saj të lindjes nëpërmjet një busti. Në përurimin e tij kanë qenë të pranishëm presidentët e tri vendeve, prej nga ajo ka pasur rrënjët, Maqedoninë, Kosovën e Shqipërinë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Ambasada e Kosovës në Shkup, tha se nga ky qytet, ku lindi humanistja me famë botërore, nisi qëllimin që arriti të marrë zemrat e miliona njerëzve.
“Zemërgjerësia e saj ka kaluar fetë, kombet dhe statuset. Ky bust është simbol kujtese, jo veç i jetës së saj, por edhe vlerave që mbrojti, mirësisë, përulësisë që kishte. Ajo po kthehet e skalitur në Shkupin e saj, ndërkaq ne duhet të jemi krenar që botës ia dhamë nënë e nënave”, tha Osmani.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se jeta e saj ka qenë e mbushur me përkushtim dhe dhembshuri.
“7 vjet më parë ajo u nderua nga Papa Françesku, por për ne mbetet nëna Terezë, nëna që i doli shpresë njerëzve në dëshpërim. Duhet që me përulësi e mirënjohje ta ruajmë trashëgiminë e vlerave të larta morale e që të jemi pranë njerëzve”, tha Begaj.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se ajo është një nga personalitetet më të rëndësishme dhe më të çmuara të shekullit 20.
“Për ne, bashkëqytetarët e saj, ajo mbetet shkupjania, Gonxhe Bojaxhiu, pikërisht në qytetin e lindjes, ku i kaloi 18 vjetët e para të jetës, të cilën 4 herë më vonë e ka vizituar. Ajo ishte modeste, e përkulur, koshiente për kapacitetet tona si individ të kufizuara”, u shpreh i pari i Maqedonisë./rtk
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...