Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Généus.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira dhe u diskutua për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit.
U diskutua edhe për situatën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore.
Presidentja Osmani theksoi se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.
Në takim me ministrin Généus, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit.
Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është prioritet shtetëror./arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?