Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave

09:54 | 26 Nëntor 2024
E.G

Presidentja Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumbi, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Kjo përkoi me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke theksuar urgjencën e adresimit të këtyre çështjeve globale.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani u shpreh se dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një sfidë globale që kërkon veprime të përbashkëta dhe të menjëhershme.

“Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë”. tha ajo mes tjerash.

Ajo bëri thirrje për angazhim më të madh ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar dhunën seksuale si armë lufte, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e grave kudo në botë./Arbresh.info/

Të ngjashme