Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi në Klinë, ka thënë të enjten se me fitoren e LDK-së në zgjedhje, mërgata do ta ketë respektin dhe kujdesin e shtetit.
“Për 20 vite nuk ia kemi dhënë mërgatës tonë vlerësimin që e kanë merituar. Një prej pjesës më të lavdishme të punës sonë, është diaspora e LDK-së, janë mërgata jonë. Ata jo vetëm që do ta kenë respektin që meritojnë, por do të kenë mundësi të reja për të investuar në shtetin e tyre, për të cilin derdhën aq shumë mund dekada me radhë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka falënderuar mërgatën për kontributin që kanë dhënë për sensibilizimin, financimin dhe çlirimin e Kosovës, nga të katër anët e globit, Gjermania, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera.
Duke komentuar tubimin e mbrëmshëm të LDK-së, Osmani tha se një tubim kaq të madh, nuk e kemi parë që nga koha e Presidentit Rugova. “Ky tubim mi kujtoi takimet mobilizuese që i organizonte diaspora jonë në Evropë dhe Amerikë për të përkrahur Kosovën”, pohoi Osmani./arbresh.info
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...