Osmani në Itali takohet me Clintonin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve

20:07 | 28 Qershor 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e grave lidere botërore në Itali.

Osmani njoftoi se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, shkroi Osmani në Facebook.

Ajo tha se Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!./Arbresh.info/

Të ngjashme