Osmani në hapjen e festivalit të rrushit: Me cilësinë e verës që ka Rahoveci, ka arritur të hyjë në tregun botëror

13:12 | 1 Shtator 2023
L G

Nën sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, është hapur edicioni i 22 i festës së vjeljes së rrushit – “Hardh Fest”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e hapjes zyrtare të festivalit “Hardh Festit”, e quajti Rahovecin kryeqytet të bujqësisë,  duke shtuar se është kënaqësi që të jesh në një vedn si ky, raporton Arbresh.info.

Ajo iu drejtua vreshtarëve të pranishmëve, duke u thënë se është shumë optimiste për punën e tyre.

Sipas saj, me cilësinë e verës që ka Rahoveci, tashmë ka arritur të hyjë në tregun e botës.

“Kjo festë sjell gëzime në shtëpitë tuaja, nuk ka vend më adekuat për ta promovuar rrushin, sesa në “Hardh Fest”, tha Osmani.

Festivali “Hardh Festi”, sipas presidentes Osmani, është një festival mes traditës dhe modernes.

“Gëzuar për të gjithë, të vjelat qofshin të bollshme sa pasioni juaj për rrushin, përfundoi Osmani.

Ndryshe, festivali “Hardh Fest” nisi sot dhe do të zgjasë deri më datën 3 shtator.

Ky festival mbahet n’Konak të Rahovecit, më saktësisht tek shtëpia e verës në Rahovec.

Në ceremoninë zyrtarë të hapjes morën pjesë edhe ministra, krerë të partive politike si dhe kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi./Arbresh.info/

Të ngjashme