Osmani në “Darkën e Lamës”: Mirënjohje të thellë për të moshuarit

22:25 | 27 Tetor 2022
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë në organizimin e festës tradicionale “Darka e Lamës”.

Osmani me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për të moshuarit.

Ajo tha se duke e shtruar sofrën e bukës me ta tregojmë solidaritet me të gjitha brezat që mblodhën bereqetet e tokës.

E para e shtetit vizitën e realizoi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta. Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët. Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë” – tha Osmani. /arbresh.info/

 

Watch | Facebook

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme