Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, presidentja Vjosa Osmani tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.
“Është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkte të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit. Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, ka theksuar presidentja Osmani, transmeton RTKlive.
Ajo tutje ka thënë se Kosova është viktimë e aktit të agresionit të para një jave. Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë kryeterroristin Milan Radojçiq.
“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë e para e shtetit.
Duke folur për dialogun në Bruksel, presidentja Osmani ka thënë se “Kosova është palë konstruktive në dialog” dhe është zotuar se “Kosova do t’i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja e Ohrit”.
Në intervistën e dhënë mbrëmë po ashtu për Amanpour, presidenti i Serbisë, Vuçiq kishte thënë se Serbia ka larguar trupat nga vija kufitare me Kosovën, pas ankesës së Kosovës dhe kërkesës së BE-së dhe SHBA-së që ta bëjnë këtë, por presidentja Osmani tha se “mbetet ende që kjo të konfirmohet dhe po punohet ngushtë me aleatët ndërkombëtar që një gjë e tillë të konfirmohet”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...