Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së që ti vendosin sanksione Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas Osmanit, nëse nuk merret asnjë veprim, atëherë Serbia do ta marrë këtë si një nxitje.
Në Samitin në Bruksel mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimorë, Osmani para gazetarëve ka thënë se do të kërkoj nga Bashkimi Evropian që të i largojnë masat ndaj Kosovës.
Lexo edhe:
Osmani: Serbia po planifikon ta sulmojë Kosovën, do t’i informojë liderët evropianë për këtë
“Për fat të keq, Serbia ende udhëhiqet nga njerëz, të cilët dëshirojnë ta kthejnë rajonin tonë në vitet ‘90. Ne nuk duhet të lejojmë që një mentalitet i tillë, një logjikë e tillë të triumfojë. Prandaj, ne po punojmë me partnerët tanë evropianë që të rritet siguria në Kosovë, sidomos aspekti i sigurisë rreth kufirit me Serbinë. E dyta, që të hiqen masat ndaj Kosovës dhe të ketë masa ndaj Serbisë për shkak të agresionit që është kryer më 24 shtator. Për fat të keq deri më tash nuk ka pasur ndonjë veprim, dhe nëse vazhdohet pa asnjë veprim, atëherë Serbia do ta marrë këtë si një nxitje”, ka thënë Osmani duke shtuar se Serbia, sipas saj, po planifikon sulme të reja./Arbresh.info
Lexo edhe:
Borrelli thotë se ka lajme të mirë për dialogun Kosovë-Serbi
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...