Google ADS

Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

20:30 | 26 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani tha se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes së Trimave, përcjell Arbresh.info.

Njoftimi i plotë nga Presidenca:

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit

25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.

Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni.

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme