Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në ceremoninë e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ka uruar të gjithë pjesëtarët e saj.
Ajo tha se policia ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.
“Po e shënojmë 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, njërën nga shtyllat më të rëndësishme të shtetit tonë, një shtyllë që ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.U jam thëllësishtë mirënjohëse për përkushtimin tuaj të treguar gjatë viteve të kaluara”.
Osmani u shpreh se policia është hallkë e rëndësishme dhe një histori suksesi.
“Policia e shtetit tonë me të gjitha segmentet e saj, përbëjnë jo vetëm njërën nga hallkat më të rëndësishme të shtetit, por edhe njërën nga historitë më të suksesshme se si mund të themelojmë e të ngrisim institucione të qëndrueshme, besueshmëria e së cilave ka qenë vazhdimisht e lartë në mesin e qytetarëve tanë”.
“Kujtojmë policët që kanë rënë në detyrë si Enver Zymberi. Policia është kujdesur që kufijtë të mbrohen e mbikëqyren. Ne bëhemi faktor për ruajtjen e sigurisë ndërkombëtarë. Anëtarësimi në Interpol është shumë i rëndësishëm”, u shpreh tutje Osmani./arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...