Eprorja Supreme, Vjosa Osmani në ditën e Forcës ka ndarë medalje për disa nga ushtarët të cilët kanë kontribuar në ndërtimin dhe përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit por edhe brenda.
Nder të tjera Osmani nderoi dhe lartësoi FSK-në si dhe bashkëpunëtoret e saj, raporton arbresh.info
“Sot në këtë ditë të veçantë tuajën kam nderin t’ua uroj ditën tuaj. Jam kaq e lumtur që nga nëntori i kaluar që forca jonë u shndërrua në ruajtjen e sigurisë kombëtare. Muaj më parë pjesëtarë të FSK-së zbarkuan në një mision paqeruajtës në Kuvajt në kuadër të Misionit drejtuar nga Amerika po ashtu edhe në Difender 2021, ku për herë të parë ka validuar forcat këmbësorë. Pjesë e këtij fuqizimi ishte edhe pajisimi me automjete nga SHBA-të. Të dashur pjesëmarrës ushtria e Kosovës ka themele të forta, që nga familja Jashari e po ashtu edhe falë Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Për ti nderuar bijtë e bijat tona kam vendosur ti nderoj disa nga ta me medalje presidenciale, që kanë shërbyer nëpër botë. Përkushtimi juaj ndaj dijes dhe asaj profesionale është dëshmi që për ju asnjë barrierë nuk është e pakalueshme.”
Medalje presidenciale të meritave u janë ndarë: Nëntoger Arilena Shala, rreshter Fazli Kashtanjeva, kapiten Fitim Kadrijaj, rreshter Hysen Fetahu, nëntoger Ilirjanë Bunjaku, tetar Sokol Ahmeti. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...