U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale.
“Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, njofton presidenca, shkruan arbresh.info.
Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.
“Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival”, thuhet në njoftim.
Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim./arbresh.info/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...