Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së.
Osmani tha në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës duke mbrojtur, sipas saj, dinjitetin e kombit me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë.
“Në një përballje të ashpër në Pashtrik, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ai dhe 41 ushtarë të UÇK-së, dhanë jetën, duke u bërë pishtarë të lirisë sonë”.
“Sot, emri i tij dhe bashkëluftëtarëve është i skalitur në historinë tonë dhe frymëzon brezat për ta mbrojtur lirinë dhe Republikën”, shkroi Osmani.
Aro Muric shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e...
Abdixhiku: Centrali i ri me Gaz, do të sigurojë energji të l...
UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin
Kurti: Serbia vrau të rinjtë serbë për të justifikuar gjenoc...
Zyra e Bislimit: Kosova e meriton marrjen e statusit të vend...
Ivo Stier: Pres vazhdim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovë...