Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Parlamentin e Belgjikës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është mirëpritur nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.
“Nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpritem sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux. Dy gra të jashtëzakonshme, me një vizion të qartë politik për vendin, përkushtim për avancimin e raporteve me Kosovën si dhe për avancimin e përfaqësimit gjinor në politikë dhe përtej”, ka shkruar Osmani/arbresh.info/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen