Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Kosova i përket të gjithëve

12:39 | 29 Dhjetor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka shpërndarë disa fotografi disa fotografi nga ky takim i fund vitit.

“Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve. Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme