Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Spanjën për marrjen e presidencës në Këshillin e BE-së.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi presin të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian.
“Mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë vitit 2023. Uroj Spanjës një presidencë të suksesshme”, thotë Osmani.
Gjithashtu, presidentja ka falënderuar Suedinë, që deri tani ka pasur presidencën e këshillit të BE-së.
“Falënderoj kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe angazhimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, vijon postimi i presidentes.
Ndryshe, Spanja sot ka marrë Presidencën e Këshillit të BE-së.
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...