Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Washington D.C., Presidentja Vjosa Osmani morri pjesë në darkën e shtruar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Presidentja Osmani dhe Kryetarja Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan. Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.
Në darkë Presidentja Osmani pati rastin të takohet dhe me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.
Presidentja Osmani qëndroi në Washington D.C. me ftesë të organizatorëve të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folësit kryesor në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...