Osmani merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, i falënderon për shërbimin

19:43 | 5 Nëntor 2023
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë.

Me anë të një postimi në Facebook,  Osmani tha se në këtë ngjarje nderohet përkushtimi, sakrifica dhe angazhimi i grave dhe burrave në uniformë, të cilët kontribuojnë për paqe në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

”Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë. Faleminderit për shërbimin tuaj!”, shkroi ajo.

Ajo u pa bashkë me bashkëshortin e saj, Zotëriun e Parë, Prindonin si dhe ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ky i shoqëruar po ashtu nga bashkëshortja e tij.

 

Të ngjashme