Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar sot përmes një postimi në Twitter pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin duke lënë të vdekur mijëra persona.
“Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, shkroi Osmani në Twitter.
Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti 7.2 shkallësh të Rihterit, ka arritur në gati 1,300.
Ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti.
Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka thënë se 1,297 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas saj, numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700.
Spitalet e Haitit janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve, çka ka shtyrë autoritetet që të dërgojnë mjekët e rajoneve tjera, në zonën në afërsi ku ka ndodhur tërmeti./arbresh.info/
My heart goes out to the people of #Haiti at this difficult time.
The reports of the earthquake and the death toll are devastating.
Our thoughts and prayers are with the people of Haiti, especially those who have lost loved ones.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 16, 2021
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...