Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth vendimit të institucioneve kosovare për strehimin e afganëve në vend.
E ftuar në Universitetin e Kolumbisë në SHBA, Osmani tha se deri tek ky vendim kanë ardhur për disa arsye. Sipas saj, njëra është edhe historia e ngjashme që shteti që ajo përfaqëson ka me Afganistanin.
“Për ne ka qenë për një detyrim moral, ishte shumë personale. Ajo që ju patë përderisa njerëzit po largoheshin, ajo skena e marrjes së fëmijës së vogël mbi gardhe, vetëm për të shpëtuar jetën e tyre, është pikërisht skena që e keni parë në luftën e fundit në Kosovë. Pra, kjo situatë na riktheu në kujtimet që ne vetë i kaluam, dhe për këtë arsye ne nuk mund t’i mbyllnim dyert”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.
Tutje shefja e shtetit kosovar tha se fakti që SHBA-ja kërkoi nga Kosova të strehojë emigrantët afganë, sipas saj, tregon marrëdhëniet e mira që ata kanë me Kosovën.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se pret edhe përkrahjen e shteteve të Aleancës Veri-atlantike për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
“Ne kemi punuar shumë ngushtë me administratën e Biden për të siguruar që ky proces me strehimin e qytetarëve afganë të shkojë sa më mirë që të jetë e mundur, si dhe me aleancën NATO. Po e them përsëri, Kosova i ka treguar NATO -s se cilët janë miqtë e vërtetë, kështu që unë shpresoj tani që ne do të marrim mbështetjen e anëtarëve të NATO -s, për t’u bashkuar me atë organizatë”.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...