Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Uashington me rastin e Samitit të NATO-s, pati mundësinë që të bisedojë me aleatët tonë për çështje të rëndësishme.
Në një intervistë për Klan Kosova, Osmani u shpreh se ajo nuk bisedon me partnerët kryesorë të Kosovës vetëm për dialogun me Serbinë.
Kjo për faktin se, sipas Osmanit, nuk bie në interes me vendin tonë, pasi që Kosova duhet të bëjë edhe hapa të tjerë të rëndësishëm.
“Një falënderim i veçantë shkon për Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit të cilët mundësuan që Kosova të jetë pjesë e këtij Samiti të NATO-s, dhe dhanë një mesazh se rruga jonë drejt NATO-s është e pashmangshme, NATO është fati ynë dhe ne vërtetë e kemi vendin aty, e meritojmë qysh tani por si e dini janë pengesat e pesë shteteve mosnjohëse ndaj Kosovës”, u shpreh Osmani.
“Synimi im si presidente e Republikës së Kosovës gjatë këtyre tri viteve ka qenë që të mos e reduktojmë raportin tonë bilateral me aleatët tanë kryesor vetëm në çështjen e dialogut me Serbinë, kjo nuk është në interesin tonë. Nëse flasim me aleatët tonë vetëm për dialogun me Serbinë, ne nuk mund të hedhim hapa të tjerë të rëndësishëm”.
Ndër të tjera, presidentja Osmani u shpreh se Kosova duhet të jep mesazhin, se pavarësisht se çfarë do të bëjë dhe bën Serbia, ne mbesim shtet i pavarur e sovran dhe të tillë do të mbetemi përherë.
“Duhet ta japim mesazhin se pavarësisht se çfarë bën Serbia, Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i tillë do të mbetet përherë. Nëse Serbia vazhdon me kundërshtim, me akte agresive, ne duhet ta ndërtojmë marrëdhënien me shtetet mike në aso mënyre që Kosova pranon koncesione, të kemi garancione të qarta të sigurisë, përkrahje të fuqishme për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtarë kur Rusia nuk ka veto dhe të riaktualizohet fushata e njohjeve”, tha e para e vendit.
Sulmi izraelit vret 73 persona në Gazën veriore
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...