Osmani me katër heroinat e Kosovës në Këshilllin e Sigurimit: Do ta përsërisim kërkesën tonë të vazhdueshme për drejtësi

14:33 | 22 Prill 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Osmani në një postim në “X”, ka ndarë një video ku shihet bashkë me Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tahirin, shkruan Arbresh.info.

“Në prag të mbledhjes së KS të OKB-së, së bashku me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin, të sigurohemi që e vërteta të dëgjohet dhe të mbrohet.”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e videos./Arbresh.info/

“Do ta përfaqësojmë Kosovën tonë, të gjithë qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë edhe pse është një ndër mbledhjet e rregullta që mbahen vazhdimisht për Kosovën, ne do të sigurohemi që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë, do të sigurohemi që të dëshmojmë që Kosova është vërtetët storie suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificës së jashtëzakonshme.”, tha ajo.

Ajo tha se do të tregojnë edhe rreziqet e vazhdueshme të sigurisë me të cilat Kosova po përballet për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë.

“Do ta përsërisim kërkesën tonë të vazhdueshme për drejtësi”, tha Osmani.

“Fatkeqësisht, 25 vite pas luftës, Akoma nuk ka drejtësi për 13 mijë viktima civile, nuk ka drejtësi për mijëra  gra të dhunuara gjatë luftës nga forcat serbe, nuk ka drejtësi për mijëra fëmijë që janë vrarë e as nuk ka përgjigje për mijëra të zhdukur me dhunë të cilët Akoma janë në varezat massive në Serbi”, u shpreh ajo.

“Do të sigurohemi që e vërteta të dëgjohet dhe e vërteta  të mbrohet”, tha ajo.

Të ngjashme