Në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka premtuar se do të luftojë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo në botë, ka kujtuar se populli i Kosovës ka kaluar në këtë vuajtje.
Me anë të një postimi në “X”, ajo ka thënë se si pasojë e veprimeve gjenocidale të Millosheviqit, më shumë se gjysma e popullsisë u bën refugjatë.
“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese.”, u shpreh ajo.
“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, shtoi Osmani./Arbresh.info/
During the last war in Kosovo, over half of our population became refugees as a result of Milosevic’s genocidal actions.
Each and every one of us carried a story, a livelihood.
The people of Kosovo understand the profound suffering and sacrifice of refugees worldwide. On this… pic.twitter.com/cZyxRQ6nXN
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...