Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare dhe Sundim të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson ka thënë se janë dakorduar që të vazhdojnë punën drejt arritjes së qëllimit të përbashkët.
Osmani tha se mbështetja e palëkundur e SHBA-së ka qenë dhe është thelbësore për sukseset e Kosovës.
“Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara ka qenë thelbësore për sukseset e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Në takimin e sotëm me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson, u dakorduam ta vazhdojmë punën drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët: luftimin e krimit të organizuar transnacional me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë