Osmani: Manifestimi Alka e Sinjit, ngjarje që nderon rezistencën heroike të ushtarëve të Kroacisë

20:43 | 4 Gusht 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovi, për ftesën që i bëri për të marrë pjesë në manifestimin tradicional Alka e Sinjit, i cili organizohet nën patronazhin e presidentit kroat.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ngjarje u shënua me një sërë aktivitetesh kulturore.

Postimi i saj:

Faleminderit Presidentit Zoran Milanović për ftesën për t’iu bashkuar miqve tanë kroatë në Sinjska Alka këtë vit!

Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore./Arbresh.info/

Të ngjashme