Osmani: Luan Haradinaj u shndërrua në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së

14:43 | 6 Maj 2021
S D

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në profilin e saj në facebook ka shkruar për dëshmorin Luan Haradinaj i rënë 24 vite më parë në Kushnin të Hasit, shkruan arbresh.info.

Tutje Osmani vlerësoi lartë kontributin e familjës Haradinaj në luftën për çlirim.

Osmani po ashtu tha se “Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit!”./arbresh.info/

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Emri i heroit Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit, i cili atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së.

Familja Haradinaj, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit.

Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim.
24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie!

Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit!

Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme