Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin, Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij.
Sipas Osmanit, familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë ndaj siç theksoi presidentja, do të jenë të nderuar përherë, përcjell Arbresh.info
“27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim.
Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë. Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë”, njofton Presidenca./Arbresh.info
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote
Marrëdhënia e Drilonit me Sarën nxit debate në shtëpi
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...
Ujësjellësi në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit...
Fluksi në pikat kufitare, drejtori i Policisë nga Kakavija: ...