Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar një sërë takimesh gjatë qëndrimit të saj në Neë York.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka treguar takimet e realizuara “në interes të Republikës së Kosovës”, shkruan Arbresh.info.
Në mesin e disa ngjarjeve, ajo ka përmendur diskutimin me presidentin amerikan, Joe Biden në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
Ajo përmendi edhe bashkëbisedimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar mes të tjerash Osmani./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...