Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se liria e Kosovës ka gjurmë amerikane kudo.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se Amerika bën pjesë në çdo hap të Kosovës.
“Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”, tha Osmani.
Osmani tha se 17 shkurti dhe 4 korriku, simbolizojnë të njëjtën gjë: LIRINË.
“Një liri e ndërtuar mbi aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës, përgjithmonë!”, tha ajo.
Presidentja tha se më 4 korrik, se e festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë.
“Më 17 Shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës”, tha Osmani./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet