Google ADS

Osmani: Ligji për Ndryshimet Klimatike hap rrugë për një të ardhme më të qëndrueshme

21:42 | 28 Dhjetor 2023
E.G
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se me nënshkrimin e sotëm të Ligjit të parë për Ndryshimet Klimatike, tregojmë një përkushtim të qartë ndaj veprimeve të guximshme klimatike.

Me anë të këtij ligji, Osmani u shpreh se po hapet rruga për një të ardhme me të qëndrueshme, shkruan Arbresh.info.

“Me nënshkrimin e sotëm të Ligjit të parë për Ndryshimet Klimatike, ne jo vetëm që tregojmë një përkushtim të qartë ndaj veprimeve të guximshme klimatike, por po hapim rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme.”, ka shkruar presidentja Osmani në “X”.

Ndër të tjera, e para e vendit uroi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu për këtë ligj si dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen.

“Urime ministrit Aliu për këtë ligj novator dhe faleminderit partnerëve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/

 

Të ngjashme